Bytyqi ka obliguar drejtoritë komunale të arsimit për zbatimin e vendimit

Loading...

Bytyqi ka obliguar drejtoritë komunale të arsimit për zbatimin e vendimit

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi sot është shprehur se ka marrë vendim që në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniversitar në Republikën e Kosovës të vendosen kutitë e ankesave.

Për zbatimin e këtij vendimi, ministri Bytyqi ka obliguar drejtoritë komunale të arsimit, ndërsa, kutitë e ankesave do të jenë nën menaxhimin e Inspektoratit të Arsimit për një periudhë kalimtare – minimumi 1 vit.

Këtë vendim ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim që të mundësohet parashtrimi i ankesave eventuale lidhur me parregullsitë në institucionet e arsimit parauniversitar.