Tuma cilësohet si ndër me të mëdhat në Kosovë

Tuma cilësohet si ndër me të mëdhat në Kosovë

Në fshatin Shpenadi te Prizrenit është zbuluara një tumë ilire e cila sipas arkeologëve thuhet se i takon periudhës se bronzit. Sipas arkeologeve nga matjet dhe gjetjet e para që janë bërë, tuma po cilësohet si ndër më të mëdhat të gjetura ndonjëherë në territorin e Kosovës.

Arkeologu Shafi Gashi pohoi se këtë tumë e kishte zbuluar rastësisht derisa po bëhej hapja e një rruge të re në fshatin Shpenadi, transmeton rtv21.tv

Nga matjet dhe hulumtimet e para sipas arkeologut Gashi, del që ky varr antik të jetë njeri prej më të mëdhenjëve të zbuluar në Kosovë.

Rreth asaj që fshihet nën sipërfaqen e kësaj kodrine banorët e Shpenadisë gjithmonë kishin pasur dyshimet e tyre, duke qenë se 70 vjet më parë Gjon Qun Spaqa, bashkë me vëllain e tij teksa ishin duke lëvruar arën rastësisht kishin zbuluar edhe një varr, për të cilin tha se ishte i pazakonshëm.

Duke qene se hulumtimet janë në fazën e fillestare, për tu njohur më mirë më gjithë çafër kjo tumë prezanton do të na duhet të presim edhe ca kohë./21Media