Protesta fillon në orën 12:00

Protesta fillon në orën 12:00

Ditën e sotme studentët kanë lajmëruar se do të mblidhen para Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, në orën 12:00. Studentët shprehen se arsyet e protestës lidhen me premtimet e pambajtura të qeverisë sa i përket kërkesave të tyre.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta, si dhe përmirësimin e kushteve në universitete./oranews