Të ardhurit nga “zonat e kuqe” që dalin nga shtëpia gjobiten 5 mijë euro

Shtohen masat kundër koronavirusit në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një video-mesazhi tha se duke nisur nga kjo e mërkurë (11 mars) në rrugë do të dalin policë dhe ushtarakë për të mbajtur situatën nën kontroll.

Po ashtu, Rama konfirmoi se gjoba për ata që kthehen nga Italia dhe nuk vetëkarantinohen do të jetë 5 mijë euro. “Nuk po vjen fundi i botës, por vetëm të vetërrethohemi për disa javë me muret e izolimit nga kontaktet e përditshmërisë sonë. Ata që janë kthyer 14 ditët e fundit nga Italia apo Greqia, ose zona të tjera të prekura të vetëizolohen në shtëpinë e tyre. Nga sot do dalë në rrugë një formacion i përbashkët i Policisë së Shtetit e asaj ushtarake që do të organizojnë postblloqe për kontrolle të automjeteve dhe do ndalojnë e verifikojnë nëse në automjet ka të ardhur nga Italia apo Greqia në 14 ditët e fundit që ndalohen të dalin nga shtëpia për 14 ditë. Nga nesër kush prej tyre do kapet do dënohet me 5 mijë euro gjobë. E do ndalohet të largohet nesër në Itali nëse s’do ketë paguar gjobën”./vizionplus

Back to top button