Mijëra gra bojkotojnë punën

Mijëra gra bojkotojnë punën

Gratë spanjolle iu bashkuan miliona grave nga mbarë bota të cilat këtë ditë e shënojnë duke kundërshtuar dhunën, pabarazinë dhe dallimin në paga.

Dy sindikatat kryesore të punës në Spanjë kanë bërë thirrje për ndërprerje 2 orëshe të punës, por grupet për mbrojtje të të drejtave të grave thanë se greva duhet të zgjasë 24 orë.

Në dhjetra qytete të Spanjës janë paraparë të mbahen tubime për të drejtat e grave nën moton “1 mijë arsye”.

Dita e Parë Ndërkombëtare e Grave është mbajtur në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, më 19 Mars 1911, me ç’rast në tubimet ku kërkohej që femrave t’u jepej e drejta për punë, për votë dhe e drejta që të mbajë post publik, ishin tubuar më se një milion njerëz.
Në Shtetet e Bashkuara, ngjarjet kishin filluar më herët. Në vitin 1909, në harmoni me deklaratën e Partisë Socialiste të Amerikës, që atëherë ishte e popullarizuar, ishte mbajtur Dita e Grave, e para në Shtetet e Bashkuara.

Dita e Grave ka zgjatur vetëm katër vjet si festë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, dhe përfundoi me fillimin e Luftës së Parë Botërore.
Uashingtoni e njohu Ditën Ndërkombëtare të Grave, që ka lëvizur në datën 8 Mars, vetëm pasi ajo formalisht u njoh nga Kombet e Bashkuara, në vitin 1975./21Media