77 vjeçari ishte dënuar për vrasje

77 vjeçari ishte dënuar për vrasje

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot rreth orës 03:15, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka vdekur një i burgosur me inicialet Z. Ll , i lindur më 1942.

Sipas njoftimit i burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të burgut të Dubravës është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

77 vjeçari po vuante nga një sëmundje e zemrës dhe mushkërive.

I njëjti ishte i dënuar për vrasje të rëndë.

Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./21Media