Në tre muajt e fundit 10 mijë të punësuar – në fund të vitit 25 mijë

Rama tha se deri në fund të vitit objektivi është punësimi i 25 mijë qytetarëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se tre muajt e fundit të këtij vitit janë punësuar mbi 10 mijë persona, ndërsa deri në fund të tij objektivi është punësimi i 25 mijë qytetarëve

Rama, i cili mori pjesë sot në punimet e konferencës kombëtare mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe politikat e punësimit tha se sfida tjetër e qeverisë është formalizimi, pasi një pjesë e pagave jepen në të zezë.

“Patëm një periudhë rritje ekonomike që u stopua nga kriza globale por edhe nga kriza e brendshme e një sistemi shtetëror thuajse në kolaps nga pikëpamja e ndërveprimit”, u shpreh Rama, ndërsa shtoi se sot, jemi në kushtet që kemi disa të dhëna shumë inkurajuese.

“Është inkurajuese që me ndryshimin e metodologjisë me një ristrukturim të shërbimit të punësimit në muajt kemi kapërcyer 10 mijë të punësuar në tre muajt e fundit, mars, prill dhe maj. Jemi optimist që do të realizojmë objektivin për të pasur 25 mijë të punësuar në 2018 vetëm përmes zyrave të punës”, tha ai.

Back to top button