Në tremujorin e tretë të vitit 2017 gjithsej janë regjistruar 2.215 ndërmarrje, ose 0.98 për qind më pak në krahasim me tremujorin paraprak të këtij viti, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës

Në tremujorin e tretë të vitit 2017 gjithsej janë regjistruar 2.215 ndërmarrje, ose 0.98 për qind më pak në krahasim me tremujorin paraprak të këtij viti, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës

Po ashtu, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka rënie të ndërmarrjeve të regjistruara për 10.5%.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 529 ndërmarrje të regjistruara 23.9%, bujqësia, pylltaria dhe peshkataria me 245 ndërmarrje të regjistruara 11.1%, prodhimi me 225 ndërmarrje të regjistruara 10.2%, akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 208 ndërmarrje të regjistruara 9.4%, ndërtimtaria me 188 ndërmarrje të regjistruara 8.5%, aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 186 ndërmarrje të regjistruara 8.4%, aktivitete të shërbimeve të tjera 7.2%, ndërsa aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 përbën 2.147 ndërmarrje ose 96.9% e ndërmarrjeve të regjistruara; kategoria me 5 deri 9 të punësuar me 49 ndërmarrje të regjistruara ose 2.2%, me 10 deri në 19 të punësuar me 12 ndërmarrje 0.5%, 20 deri 249 të punësuar me 6 ndërmarrje 0.3%, ndërsa në kategorinë 250+ të punësuar është vetëm një ndërmarrje e regjistruar gjatë këtij tremujori.

Në nivel të komunave, prin Prishtina me 668 ndërmarrje të regjistruara ose 30.2%, Ferizaj me 188 ndërmarrje ose 8.5%, Prizreni me 177 ndërmarrje ose 8.0%, Peja me 114 ndërmarrje 5.1%, Gjilani me 100 ndërmarrje ose 4.5%, Gjakova me 75 ndërmarrje të regjistruara ose 3.4%, ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.