Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 28 në kampionatet elitare të botës

Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 28 në kampionatet elitare të botës

Në Bundesligën gjermane do kemi përballjen direkte për vendin e parë në mes Bayern Munich dhe Borusia Dortmund. Të dy ekipet luajne për 3 pikë pasi ndeshja ëshët direkte për vendin e parë. Bayern ka favorin që luan në shtëpi kurse Dormund aktualisht mban vendin e parë në rënditjë me 63 pikë dy më shumë se Bayern.

Në Seria A Juventus përballet kundër Milan. Milan kërkon 3 pikët mjaft të vështira për të dalë nga kriza e rezultateve dhe për të qëndruar në zonën Champions. Nga ana tjetër Juventus edhe pse është i shkëputur ndjeshëm në vendin e parë kërkon fitoren ndaj nji rivali historik si Milan.

Edhe në La Ligan spanjolle ka një super ndeshje. Barcelona pret në shtëpi Atletikon Madridin. Kjo ndeshje është diçizive për hapjen e kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Valverde ëshët 8 pika para Atletikos dhe një fitore e këtyrë të fundit do rihapte kampionatin.