Në ushtrinë gjermane ekziston një rrjet i terrorizmit të djathtë!

Arrestimi i një ushtari tjetër dëshmon se në radhët e ushtrisë gjermane ekziston një rrjet i fuqishëm i terrorizmit të djathtë, vlerësoi e përjavshmja gjermane, “Der Spiegel”

Revista gjermane vë në pah se para dy javësh është arrestuar një oficer i ushtrisë gjermane, i identifikuar si Frank A., pjesëtarë i batalionit të përzier francezo-gjerman, me ç’rast u zbulua se ai që një vit e gjysmë gjithashtu kishte marrë edhe ndihma nga shteti gjerman, pasi që ishte regjistruar edhe si refugjatë nga Siria.

Që nga ajo periudhë ai kishte zhvilluar një jetë të dyfishtë, në kazermë dhe në kamp për strehimin e refugjatëve, ku kishte planifikuar sulme kundër politikanëve udhëheqës në Gjermani, shkroi “Der Spiegel” .

Tani është arrestuar edhe një zyrtar tjetër i ushtrisë, një 27 vjeçar, për të cilin dyshohet se e kishte mbuluar Frank A. Në kazermë, sa herë që ai mungonte në kazermë, për të shkuar në kampin e refugjatëve, për tu shtirë si refugjatë,transmeton rtv21.tv

Më herët ishte arrestuar edhe një student 25 vjeçar, në shtëpinë e të cilit u gjet një sasi e madhe e armatimit, për të cilin besohet se ishte vjedhur nga kazerma, në të cilën kishte shërbyer Frank A.
Sipas informatave të Shpigllit, në radhët e ushtrisë ka edhe të tjerë, të cilët kanë pasur njohuri për planin e të arrestuarve.
Pas arrestimit të Frank A., ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursulla Fon Der Lejen, deklaroi se ushtria gjermane ka probleme në strukturat kryesuese./21Media

Back to top button