Garë e pazakontë në lum në Kamboxhia

Garë e pazakontë në lum në Kamboxhia

Garat me not apo edhe ato me barka në lumenj, janë të zakonshme në shumë vende të botës, por një garë që u organizua në periferi të kryeqytetit kamboxhian, Phnom Pen është vërtetë një garë e pazakontë.

Ajo që e bëri interesante garën janë vazot nga qeramika, të cilat garuesit i shfrytëzuan në vend të barkave, shkruan rtv21.tv

 

Normalisht, banorët e atjeshëm, këto vazo i shfrytëzojnë për rezervim të ujit për kopshte, por edhe shtëpi nëpër fshatrat e Azisë Jug-lindore, por kësaj radhe, ideja për shfrytëzim të tyre për garë në lum ishte vërtetë interesante, nisur nga ajo se kjo video që u postua në internet, po tërheqë vëmendje të madhe të dashamirëve të ngjarjeve të tilla interesante./21Media