Gabimi që i kushtoi shtrenjtë

Gabimi që i kushtoi shtrenjtë

Një burrë në Seattle të Washingtonit ndihmoi në shpëtimin e jetës së një shoferi të moshuar të hënën në mëngjes, kur 69-vjeçari e përplasi makinën e tij përmes një dritareje në një palestër fitnesi dhe përfundoi i zhytur në një pishinë.

Noah Schlenke, një ndihmës i terapisë fizike dhe notar i cili gjithashtu punon si roje shpëtimi, ishte një nga dy shpëtimtarët që u hodhën në pishinë dhe çliruan shoferin nga vetura e tij Toyota rreth orës 8 të mëngjesit, transmeton rtv21.tv.

Policia e Seattle tha që burri i moshuar po parkonte makinën e tij në një hapësirë jashtë palestrës, kur aksidentalisht shtypi pedalin e gazit në vend të frenave. Gabimi bëri që ai të përplaset përmes një dritareje xhami në zonën e pishinës.

Schnenke ishte një nga tre personat që po notonin në pishinën e mbështjellë kur makina dhe shoferi u zhyt në ujë.

Asnjë nga notarët apo shoferi nuk u lëndua.

Palestra u mbyll përkohësisht të hënën në mëngjes ndërsa autoritetet hetuan ngjarjen, por ajo u rihap përsëri më vonë në të njëjtën ditë./21Media