Në veri jo Vuçiq, por Gjuriq

Në vend të Vuçiqit, fushatë në veri mban Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, njëherit nënkryetar i Partisë Përparimtare serbe (SNS), Marko Gjuriq, ka thënë se barrikadat e vendosura në veri të Kosovës nga ana e Prishtinës, paraqesin sulm ndaj serbëve të këtushëm, pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, si dhe të drejtën e tyre për të votuar.

Ai këto komente i bëri gjatë tubimit elektoral të Partisë Përparimtare serbe (SNS) sot në Leposaviq.

“Kemi kuptuar veç tjerash se nëse ministri Aleksandar Vulin do të vie në Kosovë do të arrestohet. Në këtë mënyrë qarqet politike në Prishtinë janë duke dëshmuar vetëm frikë nga mbështetja e serbëve të Kosovës që kanë për kryeministrin e tyre Aleksandar Vuçiq”, tha mes tjerash Gjuriq.

Përveç tij, në këtë tubim po marrin pjesë edhe anëtarë të kryesisë së kësaj partie Nikolla Selakoviq dhe Branisllav Gashiq, si dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia.

Ndryshe, përkundër paralajmërimeve të kryeministrit serb dhe kryetarit të SNS-së, Aleksandar Vuçiç për pjesëmarrje në këtë tubim, ai deklaroi mbrëmë se nuk do të vijë në Kosovë.

Back to top button