Kida rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Kida rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

“Merri krejt” është projekti i fundit muzikor që këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi-Kida ka publikuar muajin e kaluar. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga fansat e saj dhe deri tani numëron mbi katër milionë klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Për të qenë sa më afër fansave, Kida tregohet tejet aktive edhe në rrjetet sociale me publikimin e fotografive të ndryshme nga koncerteve si dhe nga përditshmëria e saj.

Sot ajo ka publikuar disa fotografi nga fotosesioni i ri, ku duket  tërheqëse në veshje sportive.

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komente nga ndjekësit në rrjetin social Instagram./21Media