Në dy pjesët skuadrat përfunduan me rezultat të njëjtë

Në dy pjesët skuadrat përfunduan me rezultat të njëjtë

Në kuadër të Ligës së Kampionëve të Evropës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve sonte u zhvillua ndeshja ndërmjet skuadrës së Barcelona Lassa-s dhe asaj të Rhein Neckar Lowen-it, e cila përfundoi me rezultat të barabartë 26-26, shkruan rtv21.tv

Në pjesën e parë të ndeshjes, edhe pse deri kah fundi i 30 minutëshit të parë, Barcelona Lassa ishte në epërsi, skuadra e Rhein Neckar Lowen-it në fund të pjesës së parë barazoi rezultatin 13-13, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Edhe në pjesën e dytë të ndeshjes, përsëri skuadra e Rhein Neckar Lowen-it vazhdoi me të njëjtin intensitet, por që edhe skuadra e Barcelonës u ”gjallërua” më shumë me ç’rast arriti të barazojë rezultatin (26-26) në minutat e fundit të ndeshjes, duke arritur që me atë rezultat të përfundojë edhe ndeshja.

Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në kanalin RTV 21PLus./21Media