20 vjeçari karrierën tashmë e vazhdon në Itali

20 vjeçari karrierën tashmë e vazhdon në Itali

Nedim Bajrami edhe zyrtarisht është larguar nga Grasshopper-i. Futbollisti shqiptar është transferuar te skuadra italiane, Empoli.

Mirësevjen Nedim Bajrami”, shkruhet në njoftimin e Empolit në rrjetet sociale.

Bajrami ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e klubit zviceran derisa debutimin me skuadrën e parë e bëri në vitin 2017.

Ai ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Empolin, derisa shuma e transferimit nuk është bërë e ditur.

Bajrami me Grasshopper ka zhvilluar 88 paraqitje, derisa ka shënuar 11 gola.