Premierë në “1 Kafe prej Shpisë”

Premierë në “1 Kafe prej Shpisë”

Këngëtari Neki Emra, ka promovuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21, projektin më të ri muzikor, këngën dhe videoklipin e titulluar “Po t’du”.

Neki ka treguar se për këtë projekt ai dhe bashkëpunëtoret kanë punuar afër tre muaj.

“Këngën e ka punuar Florent Boshnjaku, është producenti im që punojë qe një kohë të gjatë me të, kemi dashtë me bo diçka më verore është njëfarë fryme latin dhe shumë e këndshme për veshë”, ka thënë Neki, duke shtuar se vargjet e këngës i ka punuar Mitat Sadiku.

Ndërsa për realizimin e videoklipit është përkujdesur ASHA, ka bërë të ditur Neki./21Media