Arrestohet për grabitje të armatosur në një barnatore

Arrestohet për grabitje të armatosur në një barnatore

Policia e Kosovës njofton se nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë  në Prishtinë mbrëmë është arrestuar një person,  për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 23:00 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, ku viktimës (femër), në një barnatore nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar vetëm pak minuta pasi është raportuar rasti, e cila ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit  të dyshuar:  S, A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri: një Pistoletë e tipit CZ, dy karikatorë dhe dymbëdhjetë fishekë”, njofton policia.

Ndaj personit të dyshuar, siç njofton policia prokurori i shtetit  ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale./21Media