Poezi nga Giuseppe Ungaretti

Poezi nga Giuseppe Ungaretti

Nëna

Kur zemra të ndjejë rrahjen e fundit,

dhe të shembet hija ime projektuar në mur,

për të më çuar, gjer te i Plotfuqishmi,

si dikur, ti dorën ke për të ma zgjatur, o nënë.

 

Përulur në gjunjë përpara të Plotfuqishmit,

porsi një statujë, fytyrë mermer,

do të ngresh ti dorën drithëronjëse,

dhe krahët e plakur si atëherë.

 

Duke i thënë :”Ja tek më ke, O Zot!”

Dhe vetëm atëherë, kur të më ketë falur

do të të ndizet dëshira për të më parë,

do kthesh sytë drejt meje, sa shumë më ke pritur,

një psherëtimë të shpejtë do të lëshosh plot mall.