"Parukierja ma injektoi në arterie, e cila po të ishte pak më lart mund të më shkaktonte verbëri"

“Parukierja ma injektoi në arterie, e cila po të ishte pak më lart mund të më shkaktonte verbëri”

Një nënë beqare nga Irlanda Veriore ka zbuluar çfarë ka përjetuar pasi ka shkuar të frynte buzët. Lindsay Collins ka blerë botoks 240 paund si dhuratë për veten.

Gabimi i saj ishte se ka shkuar tek një grua, e cila ishte e patrajnuar për t’ia injektuar në buzë, Por, ajo ka bërë që buzët t’i duken sikur i kanë “shpërthyer”.

Sipas nënës, buza e sipërme i është fryrë tri herë më shumë se madhësia normale dhe ka marrë ngjyrën e kaltër.

“Parukierja ma injektoi në arterie, e cila po të ishte pak më lart mund të më shkaktonte verbëri. Kur e dëgjova, zemra ime u trondit”, ka thënë në një intervistë për Fabulous, Lindsay.

Ajo ka shtuar se nuk ishte faji i saj, por i atyre që pranojnë të bëjnë injektime pa pasur kualifikime.

Unë kam katër fëmijë të bukur dhe mendimi se mund të verbërohesha e të mos i shihja duke u martuar apo diplomuar nuk do duroja dot. Unë mund të humbisja buzën e sipërme. Isha shumë me fat. Për një kohë të gjatë godisja veten duke thënë “përse e bëra këtë?” Por nuk ishte faji im, është i këtyre njerëzve që pranojnë të bëjnë injektime pa patur kualifikime.”, raporton oranews.