Nëna dhe djali i humbur u ribashkuan pas 30 vjetëve

Ata e gjetën njëri-tjetrin falë bazës së të dhënave për njerëzit e zhdukur

Një moment emocionues ndodhi së fundmi, kur nëna dhe djali i saj i humbur përqafuan njëri-tjetrin pas 30 vjetëve të ndarë. Li Jian ishte zhdukur në moshën 3-vjeçare, derisa ai dhe familja e tij ishin duke ecur në rrugët e qytetit të Changzhi në vitin 1989.

Ai ishte rritur në një qytet tjetër 144 km larg familjes së tij pasi ishte gjetur në një stacion treni dhe ishte birësuar nga një çift. Jian dhe nëna e tij tani arritën të gjenin njëri-tjetrin falë bazës së të dhënave për njerëzit e zhdukur të Kinës, ku të dy paraqitën dy mostrat e tyre të ADN-së.

Ribashkimi emocional u bë në Stacionin Policor të Qarkut Xiuwu. Të dy u përlotën dhe përqafuan në momentin e takimit. Ndërsa, e pranishme ishte edhe vajza tjetër e Li.

“Mezi prita të takoja për 30 vite. Ke qenë aq afër përgjatë gjithë kohës dhe nëna të kërkoi për 30 vite,”, tha ajo në krahët e djalit.

Derisa fshiu lotët nga fytyra e nënës së tij e ngushëlloi duke thënë: “Mos qaj”.

33-vjeçari kishte humbur rreth orës 15:00 në 8 prill të vitit 1989 në Changzhi. Familja e tij kishte pyetur mijëra njerëz, e kishte kërkuar në stacione autobusi, stacione hekurudhore dhe në spitale, por nuk kishin arritur ta gjenin.

Babai ka vdekur për shkak se fajësonte veten për humbjen e djalit. Por, para vdekjes, ai e ka dërguar Li në stacionin e policisë lokale për të regjistruar mostrat e tyre të ADN-së, pasi kishte dëgjuar se kjo mund të ndihmonte në gjetjen e personave të zhdukur.

Në shtator të këtij viti, oficerët e policisë në stacionin Xiuwu kanë zbuluar gjatë një kontrolli se një burrë me emrin Bin Bin ishte birësuar. Ata e kanë bindur atë të jepte mostrat e ADN-së dhe pas kontrollit të të dhënave të personave të zhdukur në vend, kanë zbuluar se ADN-ja e Bin Bin ishte në përputhje me ato të Li-së./oranews

Back to top button