Zonja Azize me lot në sy lut për një kulm mbi kokë

Nëna dhe e bija detyrohen të strehohen në konvikt studentor

Në këtë shtëpi jetonte Zonja Azize Kaleshi me vajzën e saj, deri para se vërshimet e 6 gushtit ta shkatërronin atë. Ajo për momentin po strehohet në konviktin studentor “Tome Stefanoviç-Seniç” dhe druan se do të ngelin në rrugë, pasi qeveria nuk do të financojë më qëndrimin e tyre në këtë konvikt. Ajo thotë se 20 ditë pas vërshimeve ka braktisur shtëpinë e saj me rekomandim të mjekut, pasi lagështia kishte filluar tua dëmtojë shëndetin. Të ardhurat e vetme të kësaj famijle dy anëtarëshe janë pensioni që e kanë trashëguar nga kryefamiljari.

“Nuk di çka të bëj, nuk di ku të shkoj. Unë jam e sëmurë prej zemrës, prej këmbëve nuk  mund të eci shumë, edhe sheqerin në gjak dhe yndyrën e kam, veshkët i kam të sëmura edhe shtypjen e kam të lartë. Vajzën e kam të pa punë, me këtë vajzë me një pension nuk mundem unë ta ndërtoj shtëpinë”, tha Azize Kaleshi.

Ajo thotë se me 2 mijë euro dëmshpërblim që i kanë dhënë autoritetet, nuk mundet ta riparon shtëpinë.

“Kam pasur një jetë normale, nuk dua luksuz, kjo jetë më ka pëlqyer, por tash shtëpi nuk kam, ajo ëshë kryesorja kulmin ta kem, temelin tim ajo është kryesore tjetër nuk dua asgjë”, shtoi Zonja Azize.

Zonja Azize shpreson se dikush do ti del në ndihmë, sa për të pasur një kulm mbi kokë./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=bumrM_IdvCo

Back to top button