Nëna dhe gjyshërit u arrestuan pasi fëmijët i mbyllnin në kafaze

Policia zbulon dy kafaze të cilët kishin dry dhe bravë

Pesë fëmijë, përfshirë një foshnje tetë muajshe, u larguan nga një shtëpi në Alabama pasi policia thotë se nëna e tyre dhe gjyshërit e fëmijëve i kishin mbyllur ata në “kafaze” prej druri.

Të hënën, hetuesit nga Zyra e Sherifit të Qarkut Lee kanë kryer një kontroll të mirëqenies në një shtëpi, në Alabaman lindore, pas raporteve për një “situatë të mundshme të abuzimit të fëmijëve”.

Hetuesit bënë kontakte me katër fëmijë të moshës 3, 4, 10 dhe 11 vjeç dhe u njoftuan edhe për një fëmijë tetë muajsh i cili gjithashtu jeton në atë vend, por nuk ishte në shtëpi.

Hetimi zbuloi dy kafaze të ndërtuara me dru ku fëmijët ishin mbyllur në raste të shumta, transmeton rtv21.tv.

Raportohet se të pesë fëmijët tani janë nën kujdesin e Departamentit të Burimeve Njerëzore të Qarkut Lee.

Urdhërat e arrestimit të lëshuar të mërkurën përfshijnë akuza të shumta për abuzimin e fëmijëve dhe rrezikimin e tyre.

Kylla Michelle Mann, 30 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për dy akuza për abuzim të rëndë me fëmijët.

Pamela Deloris Bond, 66 vjeç, përballet po ashtu me dy akuza të abuzimit të fëmijëve, dy akuza të rrezikimit dhe një akuzë për shkelje të provave fizike.

James Bond, 69 vjeç, gjithashtu është akuzuar për dy akuza abuzimi të fëmijëve dhe dy akuza të rrezikimit të pamatur./21Media

Back to top button