Familja e Kobe e shkatërruar  pas tragjedisë

Familja e Kobe e shkatërruar  pas tragjedisë

Nëna e Kobe Bryant, Pamela që nga dita kur i vdiq djali dhe mbesa në një aksident me helikopter, nuk ka dal nga shtëpia e saj në Las Vegas.

Pamela, 65 vjeçe, është fotografuar teksa ka dal për herë të parë nga shtëpia e vetme dhe me makinën e saj tip “Ford”, shkoi drejt një salloni bukurie, ku dhe qëndroi për disa orë.

Një fqinj i prindërve të Kobe, tha për DailyMail se familja e yllit të NBA është shkatërruar pas tragjedisë dhe janë shumë të pikëlluar.

“Ata thjesht janë shkatërruar, siç mund ta imagjinoni. Kur humb djalin dhe mbesën është thjesht e tmerrshme … jeta e tyre u kthye përmbys”, tha ai./21Media