Kylie shiti aksionet e kompanisë

Kylie shiti aksionet e kompanisë

Kylie Jenner ka shitur 51% të aksioneve të kompanisë së saj të famshme të kozmetikës për 600 milionë dollarë. Marka e 22-vjeçares, përfshirë Kylie Cosmetics dhe Kylie Skin, do të kontrollohet nga gjigandi i bukurisë Coty.

Mamaja e saj, Kris Jenner ka shpjeguar arsyen e këtij vendimi në një intervistë për Squawk Box CNBC.

“Dje ishte një ditë me të vërtetë e madhe për Kylie-n dhe ekipin tonë të “Kylie Cosmetics”. Ishte me të vërtetë një moment për të cilin familja jonë ishte krenare”.

Derisa, kjo e fundit ka treguar edhe qëllimin e Kylie-t dhe planet  e saj për të ardhmen.

“Unë mendoj se qëllimi është ta shndërrojmë biznesin ekzistues të bukurisë së Kylie-t në një markë globale. Ky është vizioni. Ne vendosëm të partnerizohemi me “Coty” sepse ata ndajnë të njëjtin vizion si ne për ndërtimin e kësaj gjëje të madhe. Ne ëndërrojmë gjëra të mëdha dhe kjo është diçka për të cilën jemi të entuziazmuar”, shpjegoi Kris.

Po ashtu Kylie dëshiron ta zhvillojë markën më shumë dhe t’ia trashëgojë të gjithë pasurinë vogëlushes Stormi. /21Media