Blerta Deliu sfidohet nga e ëma në "Ludo King"

Blerta Deliu sfidohet nga e ëma në “Ludo King”

Loja e famshme “Ludo King” prej vitesh ka bërë të “varur” shumë persona, të rinj e të moshuar. E nga kjo lojë janë “infektuar” edhe të famshmit.

Kështu politikanja e njohur, Blerta Deliu duket se është e dhënë shumë pas “Ludo King”. Por, edhe më argëtuese bëhet kur ajo këtë lojë e luan me të ëmën.

Në InstaStory Deliu  ka publikuar momente teksa mbrëmë po përballeshin nënë e bijë, dhe në bazë të fotove vërehet se nëna ishte me e zonja në këtë garë.

Duke komentuar lojën e tyre, motra e Blerta Deliut, Valmira ka shkruar se nëna e “lodhi krejt Blertën”./21Media