Vera krenare me Ritën

Vera krenare me Ritën

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Rita Ora e ka dëshmuar vetën, jo vetëm në muzikë. Për disa ditë Ora ka qëndruar në Kosovë, në kuadër të një misioni bamirësie në bashkëpunim me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF).

Rita ka qenë e shoqëruar nga nëna e saj, e kjo e fundit ka publikuar një video të Ritës, përmes së cilës ka shprehur krenarinë për vajzën e saj.

“Vajza ime humanitare duke mbështetur fëmijët në Kosovë. Ti ke inspiruar shumë të rinj nga Kosova dhe përtej kësaj, ata kanë ndjekur rrugën tuaj të cilën ua ke shfaqur me talent, punë të palodhshme dhe dedikim. Ti je model i mundësive dhe shanceve që do të mbesin gjithmonë. Oh rrush bre!!!”, ka shkruar Vera Ora, krahas videos të fjalimit të Ritës në Bibliotekën Kombëtare.

fjalimin e saj para të pranishmëve, Rita ka thënë se ndihet e lumtur dhe krenare që është nga Kosova.

“Faleminderit shumë. Përshëndetje të gjithëve, jam shumë e lumtur që jam këtu. Kam qenë në Kosovë, tanimë për dy ditë dhe kam pasur një udhëtim të mrekullueshëm me UNICEF-in, kemi ndërtuar një rrugëtim magjeps këto ditë dhe duhet të them që programi Upshift dhe ajo çka ka bërë UNICEF-i të përjetoj dhe të takojë disa nga ju ishte me të vërtetë inspiruese. Kam kaluar kohën më të mirë duke mësuar gjëra për rininë e Kosovës dhe po mundohem të kuptoj në mënyrë që t’i ndihmoj, të inspiroj dhe të mbështesë kulturën dhe rininë. Jam shumë e nderuar që jam këtu dhe të takojë heronjtë e mrekullueshëm që punojnë në kuadër të UNICEF-it…Jam shumë e lumtur dhe krenare që jam nga këtu dhe mezi po pres të mbështesë rininë e shtetit tonë.”, ka thënë artistja e njohur.

Vizitës së saj në Kosovë, revista botërore DailyMail i ka kushtuar një artikull të veçantë. Ata, Ritës i janë drejtuar si artistja e cila ka fituar shumë çmime. Në këtë artikull shkruhet se si Rita në moshën një vjeçare është larguar nga Kosova dhe tani është kthyer në Kosovën e saj për bamirësi.

Sipas tyre, Rita me bamirësi merret që nga viti 2013, dhe tani ajo ka befasuar më shumë se 400 fëmijë në ngjarjen vjetore të UNICEF-it “Activate Talks” në Prishtinë./21Media