Urime Festa e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve”

Urime Festa e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve”

Nëna e Rita Orës, Vera ka uruar festën e Fitër Bajramit në gjuhën shqipe. Këtë ajo e ka bërë përmes rrjetit social, Instagram ku numëron mbi 57 mijë ndjekës, përcjell rtv21.tv

Urime Festa e Fitër Bajramit, të gjithë besimtarëve”, ka shkruar Vera në imazhin e publikuar.

Sot, besimtarët myslimanë festojnë festën e Fitër Bajramit. Me rastin e kësaj feste, urime patën edhe shumë fytyra të njohura shqiptare, të cilët zgjodhën rrjetet sociale për t’i uruar fansat dhe dashamirët e tyre.

Në mesin e këtyre personazheve janë: Mehdin Përgjegjaj, Kushtrim Dobra, Safete Mustafa, Albatrit Muqiqi, Mërgim Mavraj, Skerdi, Lorik Cana, Shyhrete Behluli, Diellza Kolgeci e shumë emra të tjerë.

Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë./21Media