Dolores beson që Ronaldo e meriton Topin e Artë

Dolores beson që Ronaldo e meriton Topin e Artë

Dolores Averio, nëna e Cristiano Ronaldos, ka bërë bujë të madhe në mediat ndërkombëtare, me deklaratën e saj të fundit.

Dolores u shpreh për një televizion portugez se mafia e futbollit e ka penalizuar djalin e saj dhe nuk e ka lënë të fitojë më shumë çmime individuale.

“Ekziston një mafia dhe është fjala e duhur për ta përkufizuar. Nëse shikoni gjithçka që ka ndodhur, do ta kuptoni se është për shkak të mafisë. Nëse do të ishte spanjoll ose anglez, ata nuk do të bënin atë që i bënë atij. Por meqë ai është portugez dhe nga Madeira, kjo mund të ndodhë”, ka thënë ajo.

Dolores beson që edhe këtë vit Ronaldo e meriton ta fitoj Topin e Artë.

Topi i Artë këtë vit? Nuk e di nëse do ta marrë ai atë, por besoj. E meriton nëse analizojmë atë çfarë ka bërë ai gjatë sezonit”, ka përfunduar Dolores

Ronaldo ka fituar pesë “Topa të Artë”, gjatë karrierës së tij dhe është pretendent ta fitoj të gjashtin këtë vit.