Aj ka thënë se rasti edhe m¡ herët ësht¡ paraqitur në polici

Aj ka thënë se rasti edhe m¡ herët ësht¡ paraqitur në polici

Nëna e të miturit vjeçarit të vrarë pak ditë më parë në Fushë Kosovë, Makfire Ilazi ka rrëfyer në detaje ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur familjes së saj.

Ilazi mes emocionesh dhe lotësh ka thënë se pasi që djali nuk i ishte kthyer në shtëpi dhe nuk e dinte se ishte i vrarë është takuar me të dyshuarin, sipas saj ai nuk ka treguar për ngjarjen e rëndë që ka bërë, por vetëm ka ikur.

Ajo mes tjerash dhe tregoi ngjarjen në mënyrë kronologjike se si ka ndodhur dhe momentet e rënda të gjetjes së trupit të djalit të saj.

“Me djalin jam dal nëpër kanta me mbledh shisha, lemenka. T’u lypë e kena pa Sabedinin dhe pasi djali u shku pak ma anej, ia ka hy flakaresh dhe ia ka marr do pare djalit. Atë ditë u kanë shi, dhe i thash hajde. Por më tha se po rri me i bo edhe do pare. Ma djalin nuk e kam pa. Prit që po vjen ai nuk ka ardh, dola me lyp djalin nuk e gjeta. Tu sill e pash Sabedinin, i thash ku ma ke lan djalin ia nisi me belbëzu dhe ma nuk e kam pa as ata iki dhe nuk foli më asgjë. Tu e lypë djalin njani pastrues më kish gjet djalin me një jargon të pshtjellt dhe e kish lajmëruar policinë. Më pas më kanë largu policia më kanë qu në stacion. Djali ish kanë krejt me shenja fytyrë”, ka thënë ajo në një intervistë në televizionin T7.

Ajo ka treguar se vazhdimisht ka pas probleme me të dyshuarin për vrasje, ka thënë se djali i saj shpesh është rrahur nga i dyshuari dhe dhunuar seksualisht. Për këtë ajo ka bërë të ditur se e kanë njoftuar policinë, por sipas saj ata nuk kanë arritur asnjëherë ta gjejnë atë.

Gjykata ka caktuar 30 ditë paraburgim për S.O si i dyshuar për dhunimin e më pas vrasjen e K.Veselit në Fushë Kosovë. Nesër në Fushë Kosovë do të mbahet një protestë për vrasjen e këtij të mitur.