Vrasje në familje

Vrasje në familje

Një djalë tetë vjeç dhe motra e tij e vogël u gjetën të varur në bodrumin e shtëpisë së tyre.

Nëna e tyre, Lisa Rachelle Snyder, 36 vjeç, ishte ajo që i gjeti fëmijët e saj të varur dhe pa ndjenja. Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar në Pensilvani.

Snyder e thirri menjëherë 911, dhe të parët që iu përgjigjën ishin në gjendje të ringjallnin të dy fëmijët, transmeton rtv21.tv.

Conner dhe Brinley u nxituan në Spitalin Lehigh Valley-Cedar Crest, por ata vdiqën tre ditë më vonë.

Policia po vazhdon hetimet dhe deri tani nuk është bërë asnjë arrestim./21Media