Avioni është kthyer mbrapsht në mes të fluturimit

Avioni është kthyer mbrapsht në mes të fluturimit

Një avion është kthyer mbrapsht në aeroport pasi një nënë ka pohuar se ka harrur fëmijën e saj në terminal.

Saudi Airlines ishte nisur në fluturim nga Jeddah, Arabinë Saudite për në Kuala Lumpur, Malajzi.

Por, nëna është kujtuar në avion se ka lënë fëmijën në terminal dhe u ka kërkuar pilotëve te ktheheshin për ta marrë.

Piloti u ka kërkuar kontrollorëve të trafikut ajror leje për t’u kthyer në aeroport.

Rrethanat, në të cilat nëna e ka harruar fëmijën në aeroport janë të paqarta, raporton oranews.

Kjo bëri që fluturimi të vonohej për 45 minuta.