Foshnja ishte gjallë, por në gjendje kritik për jetë

Foshnja ishte gjallë, por në gjendje kritik për jetë

Një foshnjë e hedhur në kanal të ujërave të zeza në Kaithal (Indi) është shpëtuar nga dy qenë endacakë.

Kamerat e sigurisë tregojnë nënën duke hedhur vajzën e vogël në kanal të mbështjellë plastmas pranë Dogra Gate në Kaithal.

Incidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës.Ndërkohë, dy qenë endacakë dëgjojnë zërin e fëmijës duke qarë. Ata filluan të lehin dhe shkojnë në drejtim të fëmijës. Më pas e nxorrën vajzën nga kanali i ujërave të zeza.

Disa kalimtarë i vunë re dhe njoftuan policinë lokale. Policia e dërgoi vajzën në Spitalin Civil Kaithal, ku po i nënshtrohet trajtimit mjekësor.

Mjekët thanë për mediat se foshnja ishte gjallë, por në gjendje kritik për jetë dhe se po bëjnë gjithçka për të shpëtuar vajzën që peshon vetëm 100 gramë.

Pasi shëndeti i saj të përmirësohet, ajo do dërgohet në spital. Policia po punon për identifikimin e nënës, raporton oranews.