Vrasje me qëllim

Vrasje me qëllim

Një nënë nga Florida është akuzuar për vrasjen e një djali 18-vjeçar, i cili kishte ngacmuar vajzën e saj kur ishte gjashtë vjeç.

Connie Serbu, 43 vjeç, e arrestuara për vrasjen e Xavier Sierra, kishte kryer krimin më 7 korrik 2016.

Sipas të dhënave të gjykatës, Serbu thuhet se kishte qëlluar viktimën për t’u hakmarrë për vajzën e saj, transmeton rtv21.tv.

Nëna kishte organizuar gjithçka për vrasjen e tij. Ajo e kishte marrë viktimën për t’i ndihmuar rreth një shtrati pastaj të dy kishin udhëtuar me makinë drejt një pylli ku edhe aty filluan përleshjen e tyre.

Viktima kishte arritur të dilte nga vetura, por Serbu e kishte qëlluar me armë në stomak. Viktima ishte gjetur i vdekur në pyll dhe e arrestuara ishte gjetur nga policia në një furgon të kaltër.

Kështu që nuk më intereson, ai dhunoi vajzën time. Ajo më tregoi gjithçka që ndodhi“, kishte thënë nëna e vajzës.

Nëna e vajzës, Serbu kishte pranuar fajin./21Media