Shkurta për 10 vjet në rolin e nënës dhe të babait

Shkurta për 10 vjet në rolin e nënës dhe të babait

Shkurte Dushkolli nga Korretica e Drenasit një nënë e vetme përballet me mungesë të kushteve esenciale për jetë.

10 vjet më parë, Shkurte Dushkolli u nda nga bashkëshorti. Kjo ndarje erdhi vetëm 2 javë pasi u bë nënë e një vazje dhe nga atëherë jeton në bodrumin e shtëpisë së vëllait.

Ajo thotë se e rriti të bijën vetëm me një ndihmë sociale, pa ndihmën e komunës apo të ndonjë institucione tjetër, ndonëse nuk e pati fare të lehtë të luaj rolin e nënës dhe të babait.

Kushtet e vështira dhe lagështia e vazhdueshme në bodrum bëri që t’i sëmuret e bija, e cila vitin që shkoi mori meningjit. Shkurta tregon se vajza i sëmurët gati çdo javë. Me sëmundje përballet edhe vet Shkurta.

Për këto 10 vjet zonja pa kulm mbi kokë u sfidua shumë herë edhe me mungesë ushqimi, por hall i saj edhe më i madh është mungesa e pronës, ndonëse familja e vëllait u rrit dhe tani ajo numëron 12 anëtarë, po bënë që të mos ketë më hapësirë as në këtë bodrum për Shkurtën dhe të bijën./21Media