Vrasje në familje

Vrasje në familje

Nëna vrasëse, Sarah Barrass bëri postime në Facebook në lidhje me vrasjen vetëm disa muaj para se t’i vriste dy fëmijët e saj dhe pastaj edhe katër të tjerë.

Ajo kishte postuar një foto ku shënonte,”Vrasja është si patate e skuqur; Ju nuk mund të ndaleni me vetëm një”.

Ajo e bëri këtë postim në korrik të vitit të kaluar dhe 10 muaj më vonë, së bashku me anëtarët e familjes Brandon Machin, vranë djemtë e saj adoleshentë Tristan, 13 vjeç dhe Blake Barrass, 14 vjeç.

Barrass, 35, dhe Machin, 37, të dy gjithashtu u deklaruan fajtor për vrasjen e gjashtë fëmijëve të Barrass, përfshirë Tristan dhe Blake, transmeton rtv21.tv.

Dënimi pritet të ndodhë në muajin tjetër, të cilët sipas gjykatësit të lëndës, ata mund të kalojnë tërë jetën e tyre në burg.

Vrasja ndodhi në Britaninë e Madhe më 24 maj të këtij viti./21Media