14-vjeçarja u kritikua nga profesoresha e saj

14-vjeçarja u kritikua nga profesoresha e saj

Një 14-vjeçare është kthyer për të gjashtën herë në shtëpi sepse fundi i saj ishte 7 centimetra sipër gjurit dhe ishte e detyruar të blinte rroba të reja.

14-vjeçarja, emri i së cilës është Libby Taylor – Ford mori kritika nga profesoresha e shkollës së mesme të Cardiffit.

“Nuk dua që kur të eci shkallëve lartë të shohë se çfarë ke ngrënë në mëngjes”, i tha ajo.

Nëna e saj, Donna Taylor, ndjehet e frustuar me politikën e shkollës. Ajo i tha “The Sun” se shkolla duhet të kujdeset për edukimin e tyre, e jo të vëzhgojë stilin e veshjes së studentëve dhe se ata janë shumë strikt, shkruan Daily Mail, transmeton rtv21.tv

Kjo shkollë uellsiane krijoi një rregull që thotë se fundet e vajzave të jenë 5 centimetra mbi gju. Dianne Gill, profesoresha kujdestare thotë se nëna dhe vajza munguan në një mbledhje dhe nuk arritën t’i ngrisin shqetësimet e tyre. Ajo tha se mori shumë reagime pozitive për ndryshimin e rregullave./21Media