Ngjarja tronditi familjen e gruas

Ngjarja tronditi familjen e gruas

Një grua në Kaliforni rrëfeu eksperiencën e tmerrshme gjatë lindjes së fëmijës së saj, ku doktorit i ra nga dora foshnja e sapolindur, duke i shkaktuar dhe vdekjen.

Kristal Amezquita 23 përmes një shkrimi të saj në blogun personal shpjegoi historinë e saj të tmerrshme, duke përshkruar të gjithë shtatëzaninë.

Në muajin e pestë të shtatëzanisë ajo tregoi se vuajti shumë dhimbje therëse. Ajo shkoi në spital, por mjekët i thanë se ishin dhimbje normale.

Por, Kristal vazhdoi në këtë gjendje për disa ditë deri sa vendosi të shtrohej në spital dhe t’i nënshtrohej analizave. Mjekët vendosën që ajo kishte nevojë për lindje të parakoshme.

Gjatë lindjes mjeku që kujdesej për foshnjën e rrëzoi atë në tokë, duke i shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Sipas Kristal, ai mundohej ta qetësonte, duke i thënë se ajo mund të bëhet përsëri nënë.

Ngjarja e tmershme tronditi dhe familjen e vajzës. Pasi doli nga spitali, Kristal mori një letër nga mjekët, të cilët i kërkuan ndjesë pasi nuk arritën të dallonin se ajo kishte një placentë të infektuar dhe se duhej të kryhej lindja urgjente./oranews