Arrestohet nëna

Arrestohet nëna

Një nënë në Illinois është akuzuar dhe arrestuar për rrezikimin e fëmijëve pasi lejoi vajzat të qëndronin në një pishinë të vendosur sipër makinës së saj.

Jennifer Jeanus Yeager kishte shkuar tek shtëpia e një miku të saj për të fryrë pishinën. Dhe më pas 49-vjeçarja, ndërsa po kthehej në shtëpi, vendosi sipër makinës pishinën dhe fëmijët e saj, transmeton rtv21.tv.

Sipas një postimi në Facebook nga Departamenti i Policisë Dixon, oficerët arrestuan Yeager pak pas orës 3 pasdite, pasi morën një raport se mbi një Audi SUV ishte vendosur një pishinë me fëmijë brenda.

Yeager u akuzua për rrezikimin e shëndetit ose jetës së një fëmije dhe për sjellje të pakujdesshme./21Media