Sipas Rashiqit ata kanë përdorur mënyra agresive dhe jodemokratike

Sipas Rashiqit ata kanë përdorur mënyra agresive dhe jodemokratike

Kandidati i koalicionit të partive serbe “Sloboda”, Nenad Rashiq, ka denoncuar votimin grupor të organizuar nga Lista Serbe në disa vendbanime të serbëve të Kosovës.

Rashiq, i cili ka votuar në Graçanicë, ka thënë se votimet e sotme nuk janë demokratike.“Kam kërku të jenë zgjedhje të lira e demokratike, por kjo nuk ndodhi, por kam vetëm një dëshirë që këto zgjedhje të kalojnë të qeta, pra tëë përfundon një proces i qetë, dhe të perfundojë kjo çmenduri”, tha Rashiq pasi e hodhi fletëvotimin e tij në kuti.

“Kanë votuar në kolonë, i keni parë. Nuk di kjo mënyrë ndodh në Kore të Veriut, me presion kanë ardhur në kolona për të votuar. Kanë përdorur mënyra agresive dhe jodemokratike”, shtoi ai.“Ka presion të madh nga Lista Serbe për të dalë e për të votuar”, tha Rashiq, shkruan kallxo.com

Këto janë zgjedhjet e shtata më radhë për Kuvendin e Kosovës. KQZ-ja ka certifikuar 25 subjekte politike (20 parti politike; 4 koalicione; dhe 1 kandidat të pavarur) për pjesëmarrje në zgjedhje me gjithsej 1 mijë 67 kandidatë për deputetë.