Nënat afgane hedhin fëmijët përtej telave gjembor për t’i shpëtuar

Në mediat botërore është shfaqur një video ku shihet një nënë që mundohet që foshnjën e saj ta kalojë përmes telave gjembor dhe t’ia dorëzojë ushtarëve britanikë në aeroportin e Kabulit.
Britanikët, norvegjezët, australianët dhe kanadezët thanë se rruga e tyre për të dalë jashtë vendit u bllokua nga turma refugjatësh afganë dhe roje talibanë, të cilët rrahën dhe pushkatuan njerëz.
Një ish marins britanik, Paul Farthing, tha se marrja e një fluturimi është një ”llotari”, shkruan Daily Mail.
Në video shihet një foshnje e ngritur lart në ajër, ku tentohej për tu hedhur përtej telave gjembor, pra në zonën që kontrollohet nga forcat perëndimore.

Back to top button