Nëndetësja amerikane në ujërat e Koresë së Jugut, Peniani përmbahet nga provokimet

Situata në Gadishullin e Koresë

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Japonisë dhe Koresë së Jugut janë pajtuar që të koordinojnë veprimet e tyre në lidhje me Korenë e Veriut.

Në ndërkohë, një nëndetëse bërthamore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka hyrë sot në ujërat e Koresë së Jugut, pikërisht në momentin kur Koreja e Veriut shënoi 85 vjetorin e themelimit të ushtrisë së saj, shkruan rtv21.tv

Nëndetësja USS Miçigen ju bashkua grupit të anijeve amerikane, të kryesuara nga aeroplanmbajtësi Carl Vinson, që ishin nisur më herët

Drejtë Gadishullit të Koresë.

Përkundër faktit se spekulohej se Peniani sot do të mund të zhvillonte testin e gjashtë bërthamor, me rastin 85 vjetorit të themelimit të ushtrisë, kjo nuk ndodhi dhe dita kaloi pa ndonjë provokim shtesë nga ana e shtetit të izoluar komunist.

Agjencitë e lajmeve njoftuan se ushtria veri-koreane ka zhvilluar një manovër ushtarake në portin Vonsan, ku është testuar artileria.

Në anën tjetër, kryesia e Kinës ka vendosur të dërgoi 100 mijë ushtarë shtesë në brezin kufitar me Korenë e Veriut, për shkak të thellimit të tendosjeve në Gadishull.

Njëkohësisht është ngritur edhe niveli i gatishmërisë i forcave të armatosura të vendit.

Back to top button