"Libri i grave kurajoze" nga Hillary dhe Chelsea

“Libri i grave kurajoze” nga Hillary dhe Chelsea

Doli në shitje libri i ish-sekretares të shtetit amerikan, Hillary Clinton dhe vajzës së saj, Chelsea me titullin “The book of gutsy women (Libri i grave kurajoze)”, i publikuar nga “Simon & Schuster”.

Libri mbledh historitë e grave që kanë bërë diferencën nga aktivistet te figurat politike, nga shkrimtaret te kampionet olimpike.

Hillary dhe Chelsea do t’i bien kryq e tërthor Amerikës për të promovuar librin e tyre.

Ato e bëjnë këtë në një moment delikat për politikën amerikane, me demokratët që kanë kërkuar një gjykim për presidentin Donald Trump.