Nënë e bijë vdesin në saunë

Vdiqen pasi që mbetën të mbyllura

Dy gra kanë vdekur në një saunë në Çeki pasi që mbeten të mbyllura për 90 minuta në një saunë, ka njoftuar policia të dielën.

“Pronarja kishte dyshuar pasi që ato ishin vonuar brenda, kështu që ajo shkoi për të kontrolluar dhe i gjeti që shtrirë në dysheme”, tha zëdhënësja e policisë, Iva Kormosova në një deklaratë

Sipas “The Guardian”, shërbimet emergjente deklaruan se gratë kishin vdekur në vendin e ngjarjes, shkruan rtv21.tv.

“Ato u përpoqën për të thyer dritare në derë, por dështuan”, tha Kormosova.

Ekzaminimet treguan se gratë kanë vdekur si pasojë e nxehtësisë./21Media

Back to top button