Poezi nga shkrimtari Vaso Dushi

Poezi nga shkrimtari Vaso Dushi

Nënë,o nënë moj,
Me gëzim dhe mall,
Do të vi të takoj,
Të të puth në ballë!

Mes krahësh,të të rrok,
Pritmë ti në derë,
Me shami në kokë,
Me fustan të gjerë!

Shumë je rënduar,
Në këmbë,mezi rri,
Ngrihesh,pa përtuar,
Përpara më del ti..!

Brenga të ka vrarë,
Shumë vuan për mua,
Lumenj lotësh tharrë,
Mbi faqet e tua!

Duart ti puth fort,
Në gjunjë,duke rënë
Falëm!s’të shoh dot,
Të vuash,moj nënë!

Kam pamje fajtori,
Dhe sy,prej borxhlliu,
Që aq shumë,të mori..
Pak të dhashë,i ziu!!