Ai i quan "dhunues të shtetit"

Ai i quan “dhunues të shtetit”

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka thënë se Albin Kurti dhe ish sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, janë dhunuesit e dyfishtë të shtetit.

“Albin Kurtit i është dashur një organizator i dhunës dhe një njeri që i shantazhon anëtarët e partisë – të cilët mendojnë ndryshe, ose që kërkojnë reforma në parti. Dhunues dhe Shantazhues”, ka thënë Ismaili.

Ndërsa, për Dardan Molliqajn thotë se ishte kandidati që kishte prirjet më të mëdha për dhunë, si ndaj shtetit ashtu edhe ndaj bashkëpartiakëve të tij. “Ai është shfrytëzuar për t’i shantazhuar udhëheqësit e Komunës së Prishtinës, nga frika se ata mund të rriten dhe më tutje ta sfidojnë Albin Kurtin”, ka thënë ai përmes një postimi në “Facebook”.

Nënkryetari i PDK-së vlersoi se Kurti e ka dhunuar Shtetin dhe Prishtinën.

“Dardan Molliqaj kishte, pra, një rol të dyfishtë: si organizator i dhunës ndaj shtetit dhe si shantazhues i brendshëm në parti. Kjo është dyshja, e cila teksa s’ka pushuar të flasë për kapjen e Kosovës, ka kapur dhe dhunuar Demokracinë, Kryeqytetin dhe Shtetin. Kjo është dyshja, demaskimin e të cilës qytetarët e këtij vendi meritojnë ta shohin si në dritë të diellit”, ka përfunduar ai shkrimin./21Media