Dara Murphy merr pjesë në hapjen e fushatë së LDK-së

Dara Murphy merr pjesë në hapjen e fushatë së LDK-së

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi, e ka pritur të mërkurën në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”, Dara Murphy, Nënkryetar i Partive Popullore Evropiane (PPE), i cili erdhi në Prishtinë për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së fushatës zgjedhore dhe për të përkrahur Lidhjes Demokratike dhe kandidaten për kryeministre, Vjosa Osmani.

Nënkryetari Murphy sot erdhi në përkrahje të LDK-së dhe Vjosa Osmanit. LDK si pjesë e Partive Popullore Evropiane do të jetë promotor dhe garantues i vlerave dhe integrimeve evropiane. Ne ndajmë vlera të përbashkëta me PPE-në, pasi që ato janë pjesë integrale e Programit tonë fitues më 6 tetor”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka pohuar se përkrahje nga PPE është dëshmi e fuqishme se Programi i LDK-së, ku në qendër e ka familjen, zhvillimin dhe shtetin e së drejtës, është pjesë e pandashme e vlerave evropiane.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, ditë më parë LDK dhe nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani kanë marrë përkrahje nga Joseph Daul, kryetar i PPE-së, partia CDU e kancelares Angela Merkel dhe personalitete të shquara të partive të djathta evropiane.