Nënshkruhet dy marrëveshje në vlerë të 7.45 milionë eurove

Paratë dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive

Ministria e Financave ka njoftuar se sot do të bëhet nënshkrimi i dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro, me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive.

Në njoftim më tej thuhet se marrëveshjet nënshkruhen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve do të mbahet sot, më 6 dhjetor 2017, në ora 9:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Nënshkrimi i Marrëveshjeve do të bëhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Rene Eschemann, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni si dhe Thomas Reker, Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore./21Media

Back to top button