Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e rrugës që lidhë 5 fshatra të Ferizajt

Vlera e kontratës është afro 2 milion euro

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të hënën nënshkroi kontratën për projektin “Asfaltimi i rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë”.

Sipas MIT, kjo rrugë që lidhë 5 fshatra të Ferizajt ka gjatësi 9.7 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 1 milion e 821 mijë e 792.19 euro.

Punimet në këtë segment do të fillojnë brenda muajit prill, ndërsa afati kohor për kryerjen e punimeve është 350 ditë pune./21Media

Back to top button