Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Liderët e dy partive, Zijadin Sela nga ASH dhe Afrim Gashi nga Alternativa kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicion në zgjedhjet e 12 prillit, raporton TV21.

Marrëveshja për koalicion është nënshkruar në prezencë të aktivistëve dhe zyrtarëve të tjerë të dy partive.

“Është emocionale kur gjen forca për tu bashkuar, në momentin kur ka shumë forca që po mundohen të na përçajnë”. Me këtë fjali e filloi fjalimin kreu i ASH-së Zijadin Sela pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion. Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm sepse po bëhet për një qëllim maksimalizimin e votës shqiptare.

Sipas Selës, ky koalicion do të sjellë ndryshim pas 12 prillit, ndryshim i kërkuar ndër vite nga shqiptarët. Sela tha se ky koalicon do të sjellë drejtësi./21Media